Kryetari Haliti priti në takim shenjëtarin vitias, Drilon Ibrahimi


Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë pritur sot në takim shenjëtarin e njohur vitias, Drilon Ibrahimi. Ibrahimi e njoftoj kryetarin Haliti mbi aktivitetin e tij në garat e shenjëtarisë dhe bëri me dije se në Kampionatin e fundit ai ka fituar vendin e parë me pushkë ajrore në distancën 10 metra me gjithsej 564 rrathë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e përgëzoj atë për suksesin e arritur, duke potencuar se Komuna e Vitisë dhe DKRS-ja janë të interesuar të mbështesin sportistet vitias dhe në këtë rast edhe shenjëtarin, Drilon Ibrahimi. Përndryshe vetëm gjatë këtij viti Ibrahimi ka arritur të thye 3 rekordet e tij, kurse gjatë vitit në vijim ai thotë se do të marrë pjesë në garat jashtë vendit.