Kryetari i ASHAK-ut: Kur u bëtë njohës të kufirit
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami ka qenë i pranishëm në debatin që po mbahet në ambientet e Kuvendit së Kosovës ku dhe ka kritikuar të gjitha palët, duke përfshirë edhe Komisionin Shtetëror edhe kundërshtarët e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Gazeta Express
Ai ka qenë kritik ndaj Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit të cilët i ka prezantuar si studentë të tij duke i pyetur “Gjatë kohës së luftës janë gjetur shumë harta, por a janë studiuar të gjitha këto harta. A janë studiuar këto harta nuk e di, sidomos nga studentët e mi që brenda natës vijnë si ekspertë.”
Islami gjithashtu tha për ish studentët se nuk i ka njohur si ekspertë dhe nuk i ka parë që të hulumtojnë në terren.
Profesori i cili u ndihmua edhe nga asistenti i tij në fjalën e tij theksoi se kufijtë negociohen me marrëveshje dhe jo me dhunë.
Gjithashtu prof. Hivzi Islami tha se kufijtë nuk dalin nga hartat por në terren.