Në KSHZ janë paraqitur 1.224 votues të kontestuar

286

132767684

Deri në orën 13:00, sot deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë paraqitur gjithsej 1.224 qytetarë, të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe në terren janë kontestuese, respektivisht ka mospërputhje të të dhënave në listën zgjedhore.

Siç kumtoi KSHZ-ja, prej tyre 387 janë paraqitur në repartet dhe zyrat rajonale dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, ndërsa 837 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në internet faqen e KSHZ-së.

Sipas tabelës së publikuar, pjesa më e madhe e të paraqiturve janë nga komuna Çair – 255, vijojnë komuna Aerodrom – 90, komuna Qendër – 83, komuna Tetovë – 78 dhe 62 paraqitje nga qytetarë nga komuna Gostivar.

Comments