Kufiri me Malin e Zi ka devijime, thotë gjeografi Isufi

179

Kufiri me Malin e Zi ka devijime, thotë gjeografi Isufi

Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, ka thënë se kufiri me Malin e Zi ka devijime të theksuara dhe se ky devijim më së shumti shfaqet në pjesën perëndimore dhe veriore të Komunës së Pejës, respektivisht komplet në zonën burime të Lumbardhit të Pejës dhe në pjesën e Zhlebit.

Si për nga faktet shkencore, hartografike dhe për nga shfrytëzimi praktik, kufiri ka qenë, është dhe duhet të jetë ai i vitit 1945, 1974 deri 1988, ka thënë Isufi.

Isufi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi pa e shikuar mirë të gjithë dokumentacionin, sidomos hartën e zonave të kadastrave të vitit 1974, e cila, sipas tij dëshmon humbjen e territorit të Kosovës.

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se ekspertët e kanë kryer një obligim moral ndaj Kosovës dhe tërësisë territoriale, kurse tash u mbetet deputetëve ta marrin mbi supe vendimin për ratifikim apo jo të demarkacionin me Malin e Zi.

Comments