Kurti: Sot jam takuar me Mustafën, nga nesër fillojmë bashkëpunimin me LDK-në

295

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, në Report TV ka folur mbi çështjen shumë të diskutuar të kohëve të fundit atë të rishikimit të kufirit Serbi-Kosovë.

Kurti ka treguar gjithashtu se sot ka pasur një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, dhe beson që nga nesër do të fillojnë bashkëpunimin.

Çfarë prisni nga seanca e nesërme që do të zhvillojë parlamenti i Kosovës?

Kurti: Nesër do të kemi dy seanca të jashtëzakonshme. Njëra është thirrur nga kryeministri. Bëhet fjalë për të krijuar një lloj mburoje ndaj presidentit. Ai është një njeri që nuk na e mbrn dot inytegritetin kur nuk mbron dot të vetin. Unë besoj që po bëhen plane me pazare për territore. Është e domosdoshme që shteti i Kosovës që Serbia varet prej nesh për t’u anëtarësuar në BE.

Nesër do të krijohet një ekip negociator?

Kurti: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, as ata nuk e dinë vtë. Në krye të ekipit negociator do të jetë zv.kryeministri Limaj. Pra ata duan të krijojnë përshtypjen që Thaçi nuk do të shkojë i vetmuar në Bruksel. Me tezën e korrigjimit të kufijve në kthehemi në vitin 2007, kohë kur statusi i Kosovës ishte i papërcaktuar. Por edhe në atë kohë politika e jashtme ka qënë kjo: Serbia të njohë pavarësinë dhe të dëmshpërblejë Kosovën për dëmet e luftës. Tani ka ndryshuar porsi një fëmijë kur ndërron drejtimin me biçikletë. Pra ne themi se Serbia ka pasur të drejtë që nuk na ka njohur se nuk i kemi pasur në rregull kufijtë. Kryeministri Rama tha një fjali kur takoi Vuçiç. Ajo ishte kryesorja dhe hapi i parë.

Si e shpjegoni ndryshimin e qëndrimit të Fatmir Limajt?

Kurti: Do ta kuptojmë nesër në dy seancat e jashtëzakonshme. Para disa ditësh, u pretendua për një skandal ndaj Limaj për të cilat ai nuk regaoi fare. Pak ditë më pas ai u rrit në detyrë. Kështu ka funksionuar gjithmonë, kush mashtron ngjitet më lart.

Si do të reagoni nëse ky projekt kalon?

Kurti: Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës.

Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Kthehemi tek biseda me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, çfarë la të kuptonte ai?

Kurti: Nesër do të prodhojmë një rezolut të përbashkët për parlamentin dhe më pas ata duhet të mbledhin kryesinë. Mustafa beson që pas këtyre dy takimeve, takimi i tretë është gabim.

Thaçi ka 10 vjet në pushtet, por ju dhe LDK jeni alternativa më e fortë qeverisëse nga ana e opozitës, a keni diskutuar këtë gjë me LDK?

Kurti: Jo, por është e qartë që çdo herë që presidentit i është rrezikuar pushteti, ai ka rrezikuar shtetin. Ai nuk kërkon më as zgjedhje. Ata kur e dinin që do i fitonin zgjedhjet i donin shpesh por tani jo më. Aq më tepër tani që VV është dyfishuar.

Haradinaj ka qënë aq i prerë sa ju sa i përket kësaj çështjeje, prisni ndonjë gjë nga ai?

Kurti: Haradinaj është kryeministër i dobët, por ai është pika më e fortë e presidentit Thaçi. Kjo gjithmonë nga ana politike. E njëjta gjë edhe për Serbinë. Prandaj edhe Thaçi e Vuçiç po përfitojnë.

Pse e kundërshtoni shkëmbimin?

Kurti: Politika nuk është gjeometri ku mund të bësh vija në hartë, mund të jenë bërë në Afrikë apo Lindjen e Mesme, por nuk bëhen dot në Europë. Dialogu për të drejtat e popujve, pakicave mund të themi se ndodh në regjistrin e paqes, por dialogu për shkëmbime territoresh është më afër luftës se paqes. Jemi dëshmitarë se në Luginë, është rritur prania e xhandarmërisë serbe, që ndalon makinat e shqiptarëve ajo. Në momentin që flet për territore duhet të mendosh për forcat që ne në ato territore, ose naiv ose në axhendën e kundërshtarit.

Thaci duke folur për kompromis të dhimbshëm dhe shkëmbim territoresh nxit iluzione për Kosovën lindore që nuk ta jep Serbia. Këto iluzione janë qesharake, por jo për nga pasojat që prodhojnë për shqiptarët në Ibër dhe Kosovën Lindore. Kjo është një lojë që po bëhet. Ne kemi një president që ka pranuar që kufijtë e këtij shteti duhen ndryshuar. Në 16 shkurt Thaçi ka firmosur me homologun malazez marrëveshje për kufijtë, por nuk është zbatuar. Ne duhet ta mbrojmë integritetin territorial

Mund të vendoset në kontroll veriu i Kosovës?

Po, por këta nuk kanë provuar. Qasje e tyre e gabuar është kjo; që ta integrojnë veriun në Kosovë, pa e çintegruar nga Serbia. I gjithë dialogu është bërë në këtë trend. Dhe çfarë kemi bërë? Kemi bërë integrimin e Serbisë në Kosovë. Unë besoj që është e mundur që të integrohet veriu, ashtu si shqiptarët që janë atje, kanë pronat e tyre dhe duhet të kthehen. Ata që nuk duan të kthehen, shteti mos lejojë shitjen e pronave. Trepça e ndarë dhe Mitrovica e ndarë nuk janë dy gjëra të ndryshme, ndarja e Mitrovicës ka të bëjë meTrepçën.

Pse nuk vihet në punë Trepça?

Kurti: Qeveria nuk ka parashikuar asnjë investim në 2018. Duhet një orientim i ri për të ndërtuar sa më shumë ura mbi Ibër për të bashkuar qytetin

Me këtë skenar edhe Trepça ndahet?

Kurti: Me skenarin e ndarjes dhe Trepça ndahet. Cilido qytet i Kosovës që të kishte Trepçën, Serbia do të kërkonte ndarjen. Trepça investon te bashkimi. Ka pasur tendenca për të zhvlerësuar Trepçën për ta privatizuar.

Pse është kaq i rëndësishëm liqeni i Ujmanit?

Kurti: Kosova nuk është një vend i pasur me ujëra, ka mungesë dhe Ujmani është jetik. Nëse heqim dorë nga veriu, heqim dorë edhe nga Ujmani. BE është në krizë, nuk ka një politikë të harmonizuar të jashtme.

Si i komentoi deklaratat e SHBA?

Kurti: Këshilltari i Trump, Bolton thotë së parë se palët të merren vesh. Kjo është që SHBA po e respekton Kosovën më shumë se ne vetveten. Edhe Bolton po përpiqet të na zgjojë duke thënë ‘largojeni këtë njeri’. Ne nuk po na imponon SHBA, por Thaçi që është i tmerruar nga Gjykata Speciale.

Si e komentoi qëndrimin e Tiranës?

Kurti: Rama i tha fjalinë kryesore Vuçiqit në Beograd, njiheni Kosovën. Çdo qëndrim tjetër do të ketë pasoja, mendoj që Shqipëria nuk e ka kollaj për shkak se e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund të dalë kollaj kundër presidentit të Kosovës. Shqipëria të interesohet sa më shumë dhe ta kuptojë që aventura e Thaçit është përtej Kosovës dhe së tashmes dhe të jetë më aktive. Jemi të detyruar që Thaçin ta marrim më seriozisht se ai vetveten. Në Austri, presidenti i Serbisë i thoshte Thaçit mos thuaj gjë.

Comments