Kuvend, miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

296

Deputetët miratuan propozim-ligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime ligjore u mbështetën nga 80 deputetë dhe nuk kishte “kundër” dhe “të përmbajtur”…

Me këto ndryshime rregullohet zgjedhja dhe përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ndërprerja e funksionimit të KShZ-së para skadimit të mandatit dha afatet për propozimin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve tjerë të KShZ-së.

Përbërja e KShZ-së parashihet të jetë nga kryetari, nënkryetari dhe pesë anëtarë të cilët do të zgjidhen në kuvend në bazë të konkursit. Ata do të duhet të jenë persona jopartiakë, me arsimim të lartë, me të paktën tetë vite përvojë pune.

Këto ndryshime anëtarët e KShZ-së parashohin që të zgjidhen në afat prej 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Gjatë punimeve të sotme kuvendore, deputetët miratuan edhe ndryshimet në Ligjin për shpërblimet shtetërore, me ç’rast vendoset shpërblimi shtetëror për Ditën e alfabetit shqip, 22 nëntorit.

Propozimi u miratua me votat e shumicës, ndërsa opozita maqedonase ishte kundër.

Comments are closed.