Ky është drejtori i ri i policisë sekrete të Maqedonisë



Drejtori i ri i DSK-së do të jetë Vladimir Atanasovski i cili në 5 vitet e fundit ishte drejtor i Sektorit të Inteligjencës Financiare por deri tani vetëm dy herë është paraqitur para opinionit.
Ai njëherë u shfaq para publikur për të promovuar projekte, dhe për herë të dytë për të thënë se ai nuk do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me kompaninë greke AKTOR, njofton TetovaSot.
Ai përndryshe vjen nga Delçeva dhe është 34 vjeçar.