Lajm i mirë për tifozët e Shkëndisë, ky është super-përforcimi i ri
– Fitoret dhe disfatat e klubit të njohur tetovarë tashmë të famshëm edhe në arenën ndërkombëtare duket se kanë bërë që menaxhmenti të mendojë për disa ndryshime që ekipi të bëhet akoma më i fuqishëm, njofton Zhurnal. Ndonëse me largimin e dy lojtarëve nga Bosnja e Hercegovina, Alem Merajlic dhe Ervin Jusufovic klubi ngeli momentalisht pa përforcime por me një performancë jashtëzakonisht të lartë duke shënuar kështu disa 䀤tore të mëdha në arenën ndërkombëtare. Zhurnal ekskluzivisht mëson dhe përforcimin e rradhës që klubi tetovar Shkëndija këtë rradhë do e bëj nga Argjentina. Bëhet fjalë për mbrojtësin Elian Franco Parrino i lindur më 3 shtator të vitit 1988 në Pérez të Argjentinës. 27 vjeçari shtatlartë (1.89m) me origjinë italiane do të mbajë pozicionin e mbrojtësit dhe qendër sulmuesit edhe në ekipin tetovar Shkëndija. Ai momentalisht është pjesë e klubit Coquimbo UnidoCoquimbo Unido, transmeton Zhurnal.