LAJMI I FUNDIT: Gjermania ishte paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste

157

Autoritetet gjermane ishin paralajmëruar për sulmet e mundshme terroriste në tregjet e Krishtlindjeve disa javë para sulmit të sotëm në Berlin.-transmeton arbresh.info.

Në nëntor, Departamenti i Shtetit Amerikan kishte paralajmëruar për “rrezik të rritur të një sulmi terrorist” në eventet e festës së Krishterë në Evropë.

Departamenti i Shtetit në SHBA kishte deklaruar se ka informaicon kredibil lidhur me planet e ISIS dhe të al-Kaidas për sulme gjatë festave.

Madje kishte paralajmëruar të gjithë turistët të kenë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve të tyre në kontinentin evropian.

Informacione të njëjta kishin pasur edhe shërbimet e inteligjencës në Evropë. Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe u kishte thënë turistëve britanikë të shmangin eventet dhe turmat e mëdha.

Si pasojë e sulmit të sotëm në Berlin mbetën të vrarë 9 persona dhe më shumë se 50 të tjerë të lënduar.

Comments