Lajmi i fundit: Nesër Thaçi e Vuciq përballen kokë më kokë për ushtrinë në OKB

313

  

Formimi i ushtrisë së Kosovës e ka alarmuar shtetin e Serbisë.

Pak pas formimit të ushtrisë, Serbia dhe Rusia kanë shtruar kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Kjo mbledhje do të mbahet të hënën në mbrëmje.

E në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, ata që do të përballen do të jenë vetë presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuciq, mësohet nga burime të Klan Kosova.

Ndryshe, të premten, me votat e gjithë deputetëve në sallë, u votua shndërrimi i FSK-së në ushtri.

Comments