Lekaj: Qeveria duhet të ndryshohet për të ardhur në shprehje një Kosovë e fortë dhe pa korrupsion

321

Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se sondazhi i fundit i Transparency International, Kosovën e nxjerrë edhe me tutje në zonën e errët të korrupsionit.

Ai në rrjetin social facebook ka thënë se ky indeks tregon se Kosova edhe me tutje mbetet e fundit dhe me e korruptuara në rajon./Arbresh.info

Statusi i plotë:

Sondazhi i fundit i Transparency International, Kosovën e nxjerrë edhe me tutje në zonën e errët të korrupsionit.

Ky indeks tregon se Kosova edhe me tutje mbetet e fundit dhe me e korruptuara në rajon. Nga zero (0) si me e korruptuara në 100, si vendi me i pastër e pa korrupsion, Kosova ka vetëm 30 pikë pra është edhe më keq se disa vende të “botës së tretë”.

Ky është lajm i keq dhe do të duhej të ishte shqetësim për të gjithë e sidomos për institucionet shtetërore të cilat e lejojnë të ndodhë e edhe e ndihmojnë të zhvillohet, krejt kjo si pasojë e mos zbatueshmerisë se ligjeve dhe institucioneve të kapura nga pushteti.

Të gjitha premtimet për një Kosovë ndryshe duke nënkuptuar një Kosovë pa korrupsion e më shtet të së drejtës janë veçse prioritete deklarative e premtime të pa mbajtura nga qeveria Mustafa e cila është “syrur” vetëm në dialogun me Serbinë, duke e harruar totalisht Kosovën.

Pra qeveria duhet të ndryshohet për të ardhë në shprehje një Kosovë e fortë dhe pa korrupsion.

Comments are closed.