Letonia kërkon që George Soros të shpallet “non grata”
Aivars Lembergs, kryebashkiaku i qytetit Ventspils në Letoni ka propozuar që t’i ndalohet hyrja në vend biznesmenit amerikan George Soros. Propozimi vjen pas publikimit në internet të dokumenteve në lidhje me aktivitetin e shoqërive të miliarderit amerikan.
Kryebashkiaku i Ventspils kërkon që George Soros dhe gjithë shoqëritë e fondacionet e tij mos të lejohen në vend për shkak të çështjes së refugjatëve.
Lembergs ka deklaruar se disponon shumë prova, bazuar në dokumentet e publikuara në internet, që Soros ka shpenzuar mijëra Euro duke sugjeruar që Letonia të mirëpresë shumë refugjatë që kanë mbërritur në Europë nga Lindja e Mesme.
“George Soros duhet nxjerrë jashtë ligjit në Letoni. Atij duhet t’i ndalohet hyrja në vend, njësoj si këngëtaret e ndaluara ruse. Ai duhet të barazohet me këngëtaret ruse”, thotë kryebashkiaku i qytetit port Ventspils./SYRI.net/