Lewandowski te Reali? Bajerni zyrtarizon të ardhmen e polakut

13:38, 26/10/2016
Drejtues të Bajernit të Mynihut ditën e sotme kanë një lajm të madh për tifozët bavarezë pasi Robert Lewandowski, Arjen Robben dhe Franck Ribery kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën duke qëndruar përfundimisht në “Allianz Arena”.
Sipas burimeve të “Sport 1”, të tre lojtarët kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën dhe në këtë mënyrë Lewandowski i jep fund spekulimeve për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi polak do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2021 ku pa dyshim do të përfitojë një pagë akoma edhe më të lartë, shkruan “The Sun”, raporton Syri.net.
Ndërsa Arjen Robben dhe Franck Ribery do të nënshkruajnë deri në vitin 2019 duke hedhur në këtë mënyrë poshtë çdo spekulim largimi, pasi ata rezultojnë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit.
Gjatë këtij sezoni Lewandowski ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje dhe është shpallur kandidat për çmimin e “Topit të Artë”./ Syri.net