6 taksi shqiptar duke shikuar futboll dhe unë me familjen duke pritur taksinë maqedonas

259
Image result for hamdi nuhiju
Hamdi Nuhiju

Moebel THEMA

6 taksi shqiptar duke shikuar futboll dhe unë me familjen duke pritur taksinë maqedonas Hamdi Nuhiju Nëse thua se nuk të ka ndodhur edhe ty ky fenomen, atëherë nuk je i sinqertë. Nëse je njeri i thjeshtë, familjar me të ardhura që nuk të lejojnë të posedosh veturë personale e di se çka po shkruaj. Në këtë temë kam dashur të shkruaj disa herë. Por, jam ndalur me qëllim që të mos e hidhëroj askënd. Sonte ishte kulmi. 6 taksi shqiptar me veturat e tyre të zbrazëta qëndronin në kafene duke shikuar futboll, ndërsa unë me gruan dhe dy fëmijë të vegjël, në këmbë duke pritur taksinë maqedonas që u vonua 10 minuta. Pastaj po thuan se fajet i ka Nikolla Gruevski se nuk po na le me punua. Po thuan, se fajet i ka BDI-ja se ata u bënë milionerë dhe nuk po na lënë me punua. Po thuan se fajet i ka lufta në Siri dhe Irak, ISIS-i. Por askush nuk po e pranon se fajet i kemi vet. Përderisa nuk i përvjelkemi punës vet dhe të punojmë me përkushtim, askush nuk mund të na zgjoj nga gjumi. Përderisa nuk e respektojmë vetveten dhe klientët, të mos hidhërohemi kur klientët do të kërkojnë rrugë alternative për të zgjidhur problemet e tyre. Ky fenomen nuk është i pranishëm vetëm te taksitë fatkeqësisht. Këtë mund ta hasim edhe te mjeshtrit shqiptar, te biznesmenët shqiptar, shitoret, etj. Përderisa nuk e respektojmë klientin si të tillë, të mos ankohemi në nazet e klientit dhe përcaktimin e tij për rrugët alternative. Nacionalizmi karshi shërbimit cilësor dhe kaotizmit bie poshtë. Nuk mund që të thirresh në baza të nacionalizmit dhe të futesh në histerinë e kaotizmit. Punë pa rend, pa rregull, pa taban, punë sa për sy e faqe. Jetë pa rregull, pa rend, pa taban, jetë sa për sy e faqe. Habitem se si po na mban kjo tokë?! Nëse unë kërkoj rrugë alternative për të gjetur zgjidhje për problemet e përditshme nuk nënkupton se unë qenkam anti-shqiptar ose anti-nacionalist. Ne jemi mësuar vetëm të gjykojmë dhe aspak ta pranojmë realitetin me sy. Ne nuk mund që t`i ndryshojmë gjërat, përderisa nuk e ndryshojmë vetveten. Këtë gjë mund ta ilustroj shumë thjeshtë. Për shkak të mos ndërtimit të një kapele në Tetovë, u çuan në këmbë afër 500 maqedonas për të protestuar. Ne jemi pa punë, me rrugë të pa rregulluara, pa kanalizim, pa sistem të rregulluar jete, me gjoba të larta dhe të padrejta as që e ngremë zërin për të drejtat tona, por edhe kur na ofrohet mundësia për të punuar, më së pari e zgjedhim kafenë për të shikuar futboll, sesa respektimin e punës, klientit etj.

Comments