Macron paralajmëron se SHBA-ja nën Trump po “largohet” nga aleatët

220

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se SHBA-ja nën Donald Trump po “shkëputej nga rregullat ndërkombëtare” dhe po “largohej gradualisht” nga disa prej aleatëve të saj.

Duke i bërë jehonë kritikave të homologut të tij gjerman, ai paralajmëroi për politikën gjithnjë e më të ashpër dhe imponuese të SHBA-së.

“Institucionet shumëpalëshe po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive”, tha Macron në fjalimin e tij vjetor para ambasadorëve francezë, sipas AFP-së.

“Po jetojmë në një botë të fuqive të mëdha, ku ekziston një prirje reale për ndarjen e botës”.

Gjendet personi që u raportua i zhdukur, policia falënderon qytetarët
Read more

Comments