Maguire optimist: Edhe në moshën time mendoj që jam një nga mbrojtësit më të mirë në botë
Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, ka nënshkruar kontratën e tij të re me Manchester Unitedin së fundmi.
Ndonëse këtë sezon pati dy lëndime, ai prapë tregoi klasin e tij duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Michael Carricku.
Ndërsa së fundmi ai për “BBC”-në tha se është një nga mbrojtësit më të mirë.
“Unë ende besoj, edhe në moshën time, se jam pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë në botë në të dyja zonat”, ishin fjalët e Maguire.
Maguire, që nga ardhja e tij te Manchester Unitedi në vitin 2019 nga Leicester City ka bërë deri tani 266 paraqitje, ku shënoi 17 gola dhe ka arritur të fitojë FA Cup dhe Carabao Cup në vitet 2023 dhe 2024./IndeksOnline/


Comments are closed.