Ministri Sveçla del para gjykatës, thotë se nuk ndihet fajtor

144

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po mbahet seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.

Gjatë deklarimit në gjykatë, ministri Sveçla tha se veprimi i tyre ka qenë politik dhe se nuk e ndien veten fajtor, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e 8200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur ta ndajë procedurën penale ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë në këtë rast.

Comments are closed.