Maqedoni – Shqipëri, projekte për bashkëpunim tejkufitar

160
fresco
midle

Në Ohër dhe në Manastir organizohen sesione informative për thirrjen e parë për parashtrimin e propozimeve në kuadër të projektit të Bashkimit Europian për bashkëpunim tejkufitar Maqedoni – Shqipëri.

Sesionet informative janë në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, strukturës operative të programit tejkufitar IPA për bashkëpunim Republika e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë 2014-2020 dhe Delegacioni i Bashkimit Europian (DBE) në Republikën e Maqedonisë.

Para pjesëmarrësve do të prezantohet udhërrëfyesi për parashtrimin e propozimeve projektuese të cilat përmes aplikantëve potencial do të kenë mundësinë të njoftohen me kriteret për aplikim të thirrjes.

Të martën takime të tilla informative do të mbahen në Korçë dhe në Elbasan (Shqipëri), ndërsa të mërkurën në Dibër dhe në Gostivar.

Comments