ZAEVI U TAKUA ME RIÇARD HOVIT


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja e partisë Radmilla Shekerinska sot u takuan me deputetin e Parlamentit Evropian Riçard Hovit.
Në takim, siç informoi LSDM-ja, në mënyrë të përbashkët është theksuar domosdoshmëria nga zgjedhjet e rregullta në Maqedoni, si dhe nevoja për Qeveri demokratike.
Zaevi theksoi se në dhjetor duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe shprehu shpresë se opozita do ta marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin.
“Ne jemi të hapur tërësisht si parti për qytetarët dhe veç më punojmë në prioritetet për qytetarët dhe për Maqedoninë pas dhjetorit. Njeriu është në fokusin tonë, secili të ketë jetë të mirë në Maqedoni dhe për këtë qëllim mbrëmë Kongresi i LSDM-së miratoi Plan 180, në çka do të përkushtohet Qeveria e re në 6 muajt e parë, si dhe Plan për reformat urgjente në dy vitet e para të mandatit”, ka thënë Zaev.
Sipas LSDM-së, deputeti Hovit ka dhënë mbështetje të, siç theksojnë, përpjekjet për ripërtëritje të proceseve demokratike në Maqedoni dhe në angazhimet për stabilizimin e standardit të jetesës së qytetarëve.