Maqedoni, sot 58 raste të reja me koronavirus? Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon zbatim më rigoroz të masave mbrojtëse

444

Jozyrtarisht TV21 mëson se në 24 orët e fundit numri i të prekurve me koronavirus është mbi 50.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arsllani i tha Televizionit 21 se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e mbajtur këtë mëngjes i ka propozuar Shtabit Qendror të Krizës që më shumë të respektohen rekomandimet për mbrojtje, përndryshe mund të rikthehen masat shtrënguese.

Këto informacione për TV21 i konfirmoi edhe zëvendësministrja shtesë në MBP Sllavjakna Petrovska. Ajo tregoi se Komisioni ka propozuar që MPB dhe Inspektoratet të jetë më shumë të pranishëm në terren dhe më rigoroz në zbatimin e masave për mbrojte, maskave, moslejimin e grupeve të mëdha të njerëzve, respektimin e protokolleve në kafene dhe restorante. Petrovska nuk konfirmon se në mbledhje të jetë propozuar rikthim i orës policore./TV21

Comments