Ministrja bullgare për punë të jashtme Ekaterina Zaharieva lidhur me pyetjen nëse propozimi “Republika e Maqedonisë- Ilindeni” është i pranueshëm për vendin tha se ka kuptuar se është një nga propozimet për problemin e emrit.
Ky propozim sipas saj është risi edhe për Bullgarinë dhe se pesë propozimet që ishin në tavolinë deri tani nuk kanë përfshirë Maqedoninë e Ilindenit, transmeton Medial.mk.
“’Maqedonia e Ilindenit’ më tingëllon se kemi histori dhe të kaluar të përbashkët, pasi kjo është pjesë e rëndësishme e historisë bullgare dhe moment i rëndësishëm për historinë e tyre”, ka thënë Zaharieva.
/Medial.mk/


Comments are closed.