Maqedonia mund të ketë zgjedhjet në dhjetor

170

Zgjedhje më 11 dhjetor dhe formim të qeverisë teknike nga një shtatori pret Lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Atë sipas kreut të opozitës deri më 31 gusht duhet ta përcaktojnë liderët e katër partive politike.

Zaev thekson se i gjithë procesi tani është teknik dhe varet nga përfundimi i punëve nga ana e KSHZ-së.

|Jam i bindur se KSHZ-ja dhe partitë politike deri më 31 gusht do t’i përpilojnë organet mediatike, ato janë Ad-Hoc trupat dhe do të zgjidhet kryeredaktori. Kjo nuk varet nga disa votime politike në mes partive, por është një proces teknik. Jam i bindur se KSHZ-ja do ta kryejë pjesën e vet me pastrimin e listës së zgjedhësve, sepse edhe këtu nuk ka votim. Kjo duhet të zbatohet në mënyrë teknike, do të thotë regjistrim dhe rishpërndarje të votuesve nga 171000 në pjesën e dytë të listës së zgjedhësve”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Zaev garanton zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fshehtësi të votimit.

Sipas tij atë që PDSH-ja dhe BDI-ja bënë të ditur se nuk do të kandidojnë përfaqësues të tyre në trupin Ad-Hoc, i cili do të duhet në periudhën parazgjedhore ta monitorojë raportimin e mediave, nuk do të thotë ndonjë skenar i mundshëm për shtyrjen e zgjedhjeve.

Comments