U gjet burri i humbur nga Gostivari në Durrës
![U gjet burri i humbur nga Gostivari në Durrës](http://www.telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/08/Jakup-R-qytetari-nga-Gv-i-humbur-ne-Durres-780x439.jpg)
Është gjetur burri i humbur nga Gostivari i cili nga policia e Durrësit u raportua se kishte humbur Jakup Ramadani 67 vjeçar nga Gostivari.
Për portalin TetovaSot konfirmojnë nga familja e Ramadanit të cilët thonë se ai është gjetur sot shëndosh e mirë.
Poashtu edhe nga policia e Durrësit konfirmojnë se Jakup Ramadani është gjetur sot shëndosh e mirë.
Nuk dihet ende arsyeja e humbjes së tij, por familjarët e tij më para njoftuan se ai ishte i sëmurë me diabet.