MARCA bën pak shaka, Muriqi “me trenerkat” e Maduros
Arrestimi i presidentit venezuelas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte kryelajmi i djeshëm.
Kësaj teme nuk i ka ikur si duket as bota e sportit pasi mediumi i famshëm spanjoll i sportit, Marca, ka bërë një postimi gaztor.
“Kostumi i trenerkave që po bën xhiron e botës… edhe në LaLiga”, shkruan Marca.
Ata kanë bashkëngjitur një fotografi të Nicolas Maduros në momentin e arrestimit dhe të Vedat Muriqit para ndeshjes së sotme për Real Mallorcën i cili ka veshur trenerkat e klubit, por që ngjajnë me ato të Maduros.
Veshja e venezuelasit me të cilat është parë në pamjet e arrestimit tashmë është bërë virale.


Comments are closed.