Mashtrim me tepih për objekt fetar në Tetovë, 59-vjeçari humb 3.000 euro

145

Një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person juridik në Tetovë, pronë e M.S. nga Turqia. Sipas denoncimit, në janar 2026 ai kishte rënë dakord për blerjen e një tepihu nga Italia për një objekt fetar në vlerë prej 4.500 euro, duke paguar 3.000 euro avans.

Deri tani, tepihu nuk është dorëzuar dhe paratë nuk janë kthyer. Policia po heton rastin, transmeton Tetovasot.

Comments