Nga 35 anëtarë, vetëm 6 gra: LDK-ja kritikohet për përbërjen e re të Kryesisë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku, sot ka prezantuar kryesinë e re të partisë.
Nga 35 anëtarë të kryesisë, LDK-ja ka zgjedhur vetëm për 5 gra.
Kjo ka nxitur reagime të shumta, duke e kritikuar partinë më të vjetër në Kosovë për mospërfaqesin të duhur gjinor.
Nder të paret që ka reaguar analisti Shenoll Muharremi.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nga kjo përbërje rreth 17% janë gra.
“Si dihet, kryesisht gratë me aktivizëm dinamik e kanë mbajtur gjallë këtë parti periudhën e fundit. Hykmete, Jehona, Janina… Kur e shikon këtë listë të re të kryesisë, nga 35 anëtarë të kryesisë që u publikuan, janë vetëm 6 gra. Kjo i bie rreth 17%, pra as 20% nuk janë gra. Ndërsa burra janë 83%. Diçka këtu nuk duket në rregull. Sidomos kur dihet gjithashtu që elektoralisht janë rreth 100,000 gra si votuese potenciale që nuk ndihen të përfaqësuara dhe nuk votojnë në zgjedhje. Pra edhe nga aspekti i rezultateve konkrete por edhe politikisht dhe elektoralisht është gabim. Si munden gratë, por edhe partia, me arritë suksese kur nuk u ipet as rasti? E pastaj është gjithashtu meritokracia dhe mundësitë e barabarta si koncepte thelbësore të frymës kushtetuese të Kosovës”, ka shkruar ai.

