‘Mbretërit’ fitojnë me vuajtje ndaj Bilbaos, bëhen lider në La Liga (Video)

874

Real Madrid ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos.


Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka fituar 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së nëntë të La Ligas përball Bilbaos.

Goli i parë i takimit u shënua nga sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi golin e epërsisë për ‘Mbretërit’, duke përmbyllur me sukses kundërsulmin e rrezikshëm.

benzema1

Festa e Benzemas pas golit të shënuar

Goli i francezit erdhi në minutën e shtatë të takimit, pas asistimit nga mesfushori spanjoll, Isco.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Bilbao barazoi gjithçka me anë të Sabin Merino, i cili shënoi në minutën e 27-të për 1-1.

bilbao1

Festa e çmendur e futbollistëve të Bilbaos pas golit të barazimit

Pas këtij goli, të dy skuadrat patën edhe disa gjysmë-raste, por pa arritur që këto t’i konvertojnë në gol dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat të barabartë.

Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, por me ‘Los Blancos’ që kishin më shumë raste për gol.

m-orata1
Momenti i golit nga MorataVlen të përmenden rastet e Cristiano Ronalados (70’), Mateo Kovacic (72’) dhe Gareth Bale(77’) që rrezikuan shumë portierin Iraizoz, por në fund nuk munden t’i shënojnë.Deri në fund të takimit, Reali provoi edhe më shumë të shënoj, por golin e arriti vetëm në minutën e 83-të me anë të Alvaro Moratas, i cili shënoi nga afërsia.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh vetën në vendin e parë me 21 pikë, ku javën e ardhshme do të takohet me Alavesin, teksa Bilbao e sheh veten e gjashta me 15 pikë, ndërsa në javën e ardhshme e pret Osasunan në shtëpi./Telegrafi/

https://twitter.com/Official_Goals/status/790288208265355264

Comments