Mediat botërore: Jehonë zgjedhjeve në Maqedoni



Mediat botërore i bëjnë jehonë të fuqishme zgjedhjeve të sotme në Maqedoni. Reuters, Foxnews, The Guardian, Abc neës, Ansa etj, i konsiderojnë këto zgjedhje, të 9-at në historinë parlamentare të Maqedonisë, si më të rëndësishmet.
The Guardian në titullin e saj shkruan: Maqedonia voton duke shpresuar ne përfundimin e krizës.
Abc neës: Maqedonia voton në zgjedhjet e parakohshme pas sakndaleve me përgjimet.
Ansa: Maqedonia në votime për të dalë nga kriza.
Radio Evropa e Lirë: Maqedonia mban zgjedhjet në prag të skandaleve me përgjimet.
Reuters: Lideri veteran Gruevski kërkon rikthim e tij në zgjedhjet e sotme.
Detusche Welle: Zgjedhjet fatale në Maqedoni.
FoxNews: 4 parti pretendojë të fitojnë zgjedhjet e së dielës në Maqedoni.
Shumë prej këtyre medieve, kanë akredituar në Maqedoni edhe gazetarët e tyre, për transmetime të drejtpërdrejta, duke treguar kështu edhe rëndësinë që i kushtohet kësaj dite për Maqedoninë, transmeton Alsat-M.