Melania Trump padit “Daily Mail” dhe kërkon 150 mln USD si dënim: Shkroi se kishte punuar si prostitutë 

118

 

Moebel THEMA

Republican National Convention: Day One

Melania Trump padit “Daily Mail” dhe blogerin ameriakn për pretendimet 150 milionë USD si punëtore seksi, shkruan BBC, transmeton Syri.net.

Melania Trump ka paditur gazetën britanike dhe një bloger amerikan për 150 milionë USD mbi akuzat se ajo ka qënë një punëtore seksi në vitin 1990, tha avokati i saj.

Daily Mail shkroi se znj.Trump mund të kishte punuar si eskortë me kohë të pjesshme në Nju Jork dhe u njoh me të shoqin Donald Trump, që tani është duke kandiduar për në Shtëpinë e Bardhë.

Pretendimet ishin “plotësisht gënjeshtër” tha avokati Charles Harder.

Që të dy, edhe blogeri, edhe Daily Mail, i kanë hequr artikujt e tyre.

Kush është Melania Trump?

“Këta të pandehur bënë disa deklarata për znj.Trump që janë 100% gënjeshtër dhe jashtëzakonisht të dëmshme për reputacionin e saj personal dhe professional,” tha Harder në një deklaratë.

“Veprimet e të pandehurve janë aq skandaloze, qëllimkeqe dhe të dëmshme për znj.Trump saqë dëmet janë vlerësuar në 150 milionë USD,” shtoi Harder.

Ai ka paraqitur një ankesë para Gjykatës së Qarkut për Montgomery County në shtetin amerikan të Maryland.

Në dokument thuhet se Melania Trump i kërkon gjykatës të vendosë kundër të gjithë pandehurve, “ një sasi më të madhe se 75 mijë USD si kompensim dhe ndëshkim për dëmet.

Znj.Trump është 46 vjeçe. Ajo ka lindur në Slloveni dhe u zhvendos në SHBA për të punuar si modele në vitin 1990. Melania u martuar me Donald Trump në vitin 2005./Syri.net

Comments