Memishi takon banorët e Neproshtenit:Bashkëbisedim për vizionin dhe për rëndësinë e NDRYSHIMIT më 19 Tetor

120

Kandidati për kryetar të komunës Tearcës, Daut Memishi sonte ka realizuar takim me banorët e fshatit Neproshten. Memishi ka thënë se në bashkëbisedim me banorët ka deklaruar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe pas 19 tetorit do të përmisohen kushtet e jetesës pas marrjes së mandatit.

“Së bashku me bartësin e listës së këshilltarëve, Lavdim Farizi, dhe përfaqësues të VLEN-it në komunën e Tearcës, vizituam fshatin Neproshten, një vend i vogël, por me zemër të madhe.

Gjatë këtij takimi të përzemërt me banorët, dëgjuam nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Bashkëbiseduam për vizionin tonë dhe për rëndësinë e NDRYSHIMIT më 19 Tetor, duke u zotuar se zëri i tyre do të dëgjohet pas marrjes së mandatit”, ka thënë Memishi.

Comments are closed.