Mentor Shala i bindur se shtëpinë e tij s’e sulmuan rugovasit (VIDEO)
E para u hodh në shtëpinë e Murat Mehës.
Pas tij, u sulmua edhe Kuvendi i Kosovës.
Pak javë më pas, një bombë shpërtheu edhe në Radio Televizionin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
E pas disa ditës, me një të tillë u sulmua edhe shtëpia e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.
Për të gjitha këto raste, përgjegjësinë e mori një grup i vetëquajtur banorët e Rugovës.
Por vet Mentor Shala është i bindur se një gjë të tillë nuk e bënë Rugovasit.
Shala tha se këto sulme janë politike. Pa faj nuk po e lë as Vetëvendosjen.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar përmes një komunikate për këtë deklaratë të Shalës. Ata kanë mohuar të kenë gisht në të.
VV ka kërkuar nga asociacioni i gazetarëve dhe këshillat medial që të reagojnë siç thonë ndaj linçimit dhe akuzave që menaxhmenti i RTK-së po i bënë kësaj lëvizjeje.
Më poshtë e keni kronikën e plotë të përgatitur nga gazetarja Artiana Matoshi.