Merkel pretendente për çmimin Nobel të Paqes 

208
fresco

 

midle

German Chancellor and leader of the Christian Democratic Union (CDU) Angela Merkel gestures during the second day of the CDU party congress in Karlsruhe, Germany December 15, 2015. REUTERS/Kai Pfaffenbach   TPX IMAGES OF THE DAY - RTX1YQ8Q

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u vlerësua ndërkombëtarisht për trajtimin e shkathët të krizës së refugjatëve, të krizës së borxheve të Evropës dhe të konfliktit në Ukrainë, i bashkohet këtë vit një rekordi prej 376 pretendentëve për çmimin Nobel të Paqes.

Qendra e universitetit “Coventry” për Besimin, Paqen dhe Marrëdhëniet Sociale nominuan kancelaren 62-vjeçare, Merkel duke e përshkruar atë si një kampione të paqes, e cila është angazhuar për një botë më të bashkuar.

Lindur në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, kancelarja Merkel ka përdorur aftësitë diplomatike gjatë 11 viteve në detyrë për të përmirësuar rolin e Gjermanisë si një forcë e madhe në skenën politike botërore, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Revista amerikane “Forbes” e ka quajtur atë si një nga gratë më të fuqishme në botë, që prej vitit 2011 si dhe ajo u emërua si “Njeriu i Vitit” nga revista “Time” në vitin 2015.

“Angela Merkel ishte zgjedhja evidente”, tha shefi i qendrës “Coventry”, Mike Hardy.

“Kërkova njohjen e saj si një kampione e paqes pas asaj çfarë ajo bëri për Gjermaninë e ndarë si dhe për angazhimin e saj të palëkundur për një botë më të bashkuar”, shtoi ai.

Merkel u propozua për çmimin edhe vitin e kaluar nga ligjvënësit gjermane për përpjekjet e saj të palodhshme në sigurimin e një armëpushimi në luftimet mes rebelëve pro-rusë dhe forcave ushtarake në Kiev, në lindje të Ukrainës si dhe për drejtimin e bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.

Comments