MINOSKI: PAGESË E RREGULLT E PAGAVE DHE PENSIONEVE ME BUXHETIN PËR VITIN 2017
Propozim-buxheti për vitin 2017 është përgjigje ndaj nevojave dhe situatës në të cilën ndodhet ekonomia e Maqedonisë. Me buxhetin garantohet pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe asistencës sociale, thotë ministri i Financave, Kirill Minoski.
Ai në intervistën për gazetën “Dnevnik” thekson se me Buxhetin garantohet shlyerja e nevojave të qytetarëve dhe servisimi i obligimit të shtetit.
“Një prej rekomandimeve të cilat i morëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë vizitës së fundit është të sillet buxhet për vitin 2017 në drejtim të ruajtjes së stabilitetit ekonomik. Kjo është përgjigje ndaj nevojave dhe situatës në të cilën ndodhet ekonomia e Maqedonisë. Me buxhetin garantohet pagesa e rregullt e pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe shlyerjes së nevojave të tyre të qytetarëve, si dhe servisimi i obligimeve të tjera të shtetit. Përgjegjësia jonë ndaj qytetarëve është ata të mos i pësojnë pasojat e krizës politike”, thekson Minoski.