Mjetet financiare nga shtylla e tretë, OEMVP: Shfrytëzojini maksimalisht, ne ju asistojmë

321

Para kompanive anëtare të OEMVP-së u prezantua thirrja e parë publike e shpallur në kuadër të planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë….

Para kompanive anëtare të OEMVP-së u prezantua thirrja e parë publike e shpallur në kuadër të planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Qëllimi i prezantimit është që kompanitë të njoftohen me kushtet e aplikimit si dhe kriteret sipas të cilave do të bëhet përzgjedhja.

“Mund vetëm të konstatoj se interesi te kompanitë është me të vërtetë i madh. Deri më tani mbi 320 kompani të vogla, të mesme, por edhe të mëdha kanë aplikuar. Presim që deri në afatin përfundimtar, që është më 11 qershor, do të kemi numër të madh të kompanive të cilat do të aplikojnë dhe do të shprehin interes për mundësitë që i ofron plani për rritje ekonomike”,- theksoi drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.

Nga OEMVP theksuan se kjo masë është shumë e nevojshme për kompanitë. Duke pasur parasysh këtë, nga oda theksuan se nuk do të mungojë angazhimi i tyre në drejtim të shfrytëzimit maksimal të këtyre mjeteve përgjatë vetë procesit të përgatitjes së projekteve.

“Ne me gjithë potencialin që kemi si odë në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të shtetit, do të mundohemi të bëjmë çmos që të kemi aplikime sa më cilësore dhe mundësisht kompanitë tona të fitojnë nga këto mjete të cilat janë shumë të nevojshme në këtë kohë”,- tha drejtori ekzekutiv në OEMVP, Drilon Iseni.

Thirrja publike me buxhet prej 645 milionë denarë është shpallur në fund të prillit, ndërsa do të zgjasë deri më 11 qershor 2018.

Comments are closed.