MPB: NUK ËSHTË PARAQITUR RAST I SHPËTIMIT TË NËNËS DHE VAJZËS NË HASANBEG

214

Në SPB Shkup nuk është paraqitur se personi B.V. dje ka gjetur dy persona të gjallë (nënë e bijë) të cilat katër ditë kanë qenë të ngujuara në baltë në Hasanbeg dhe ka arritur t’i shpëtojë dhe t’i dërgojë në spital, kumtoi sot MPB.

“Rrjetet sociale dhe portalet njoftuan se personat sipas të gjitha gjasave janë nga Shqipëria dhe se emri i nënës nuk dihet, përkatësisht ndaj tyre po kryhet proceduraa për identifikim. Në SPB Shkup nuk është paraqitur kurrfarë ngjarje, ndërsa nga ana e Njësisë për informata – komanda në SPB Shkup në mënyrë telefonike është vënë kontakti me Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, Spitaslin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, kompleksin e klinikave “Nëna terezë” dhe Ndihmën e shpejtë të Qytetit të Shkupit, m ç’rast është konstatuar se tek asnjëri spital i qytetit nuk janë sjellur as paraqitur persona tëp këtillë”, ceket në kumtesën e MPB-së.

Comments