Murinho: Humbja erdhi shkaku i lojtarit tonë

357

shaw_1474269955-8345766

Pas humbjes së dytë radhazi në kampionat, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk i ka përmbajtur kritikat ndaj lojtarëve duke prishur në këtë mënyrë qetësinë dhe harmoninë në skuadër.

Tekniku portugez ka fajësuar Luke Shaw për mënyrën se si ka rënë gjatë golit të dytë të Watfordit.

Kur ishim 1:1 ne filluam të marrim kontrollin e ndeshjes dhe ideja ishte të fitojmë. Kishim kohë për të bërë diçka të tillë. Por, pastaj ra goli i dytë i tyre që për mënyrën se si ra ishte një gabim i pafalshëm i lojtarit tonë”, tha Mourinho, duke ju referuar Luke Shaw.

Comments