Mustafi lëvdon Arsenalin

196

Moebel THEMA

mustafi-cropped_4yl3eegbujdi1549vo5sd1uce

Lojtari me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi që së fundmi është transferuar në Arsenal, ka thënë se është përqendrimi i tërë ekipit që e solli fitoren kundër Southhampton të shtunën.

Ai është transferuar në Arsenal nga Valencia javën e kaluar dhe Mustafi është shprehur i lumtur që Arsenali mori tri pikë, duke dalë në epërsi me golin që shënoi Santi Carzola.

“Nëse nuk koncentroheni për 90-të minuta, humbni pikë”, ka thënë Mustafi për reporterët pas ndeshjes.

“Ne u koncentruam dhe e përcollëm ndeshjen deri në fund, dhe kjo na e dha fitoren”.

Mustafi ka thënë se e vlerëson më shumë fitoren se sa debutimin e tij me Arsenalin, dhe ka thënë se pritja që iu bë në Londër ishte fantastike, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Comments