Nard Ndoka paralajmëron: Ja çfarë do kemi në Shtator

238

 

Nard-Ndoka

Nga Nard Ndoka

Bashkë me Gushtin do ikë edhe vapa natyrale, por në Shtator do rinisë vapa parlamentare, situata është konfuze, acaruese, provokuese, lufte nervash e ‘muskujsh.’

Ndryshe nga çdo vit tjetër, s’do ketë deputete që vishen me kostume të rinj, të nxirë dhe të palestruar, por deputete qe kanë bërë gati ‘armët’ për të gjuajtur tjetrin.

PD-ja është në revansh, në hapin e vet opozitar.

Fitoi Reformën dhe shpreson të fitojë Metën.

PS-ja në pritje, e traumatizuar, e paqartë për me tej, e lodhur në qeverisje e ide. Me keq akoma, do te varet nga dëshirat verore të Metës.

LSI-ja e detyruar për lëvizje, e ‘vetmja rrugë’, por akoma e paqarte, në agoni institucionale, ‘konsensusi dhe Venecia’ e vetmja alternativë publike.

Duket ne avantazh me dy te parat qe i kane sytë nga ajo, por Meta nuk e harron qe ka raste kur PD e PS bëhen bashke dhe ai futet ne greve urie.

Hallet dhe problemet janë te ndryshme, halli hallit nuk i ngjan!

Kush do beje hapin e pare?

Tashme nuk ka me qeverisje, ajo është paralizuar dhe ndalur.

E fundit, qe te tre mendojnë, është te qeverisin këtë vend.

Te gjithë janë me pushime, LSI në ‘punë’, deklarata, takime, provokime, axhende majtas e djathtas, lart e poshtë!

PS e PD në njëfarë mënyre po përpiqen, qe LSI-në ta miklojnë, ndërkombëtaret ta terrorizojnë!

Meta ka treguar në përballjet e veta me politikën dhe drejtësinë, qe ka dalë gjithmonë më i fortë, gjithmonë i fituar.

Kësaj radhe situata është më komplekse, shumë më tepër se duket. LSI e Meta e ka të qartë, se çfarë luhet, por nuk e ka të qartë akoma, se si dhe sa shpejt, po përpiqet të fitojë kohë e terren.

Koha nuk pret, dhe nëse LSI pret që koha të punojë për të, gabohet. Kësaj radhe është ndryshe, loja është e rëndë.

Intuita e Metës, ndryshe nga herët e tjera, duket deklarative e forte, bombastike, por ne thelb e frikësuar duke testuar here pas here me mekanizmin e vet mediatik tashme te blinduar.

Një tufe portalesh e gazetaresh janë vendosur ne vijën e pare te sulmit, sulmojnë Ramen për llogari te Metës dhe mbrojnë këdo qe sulmon Rama.

Nëse vendimet vonojnë për dikë do të jetë vonë, madje trishtueshëm vonë!

Ndaj Shtatori do të jetë muaji me i nxehtë politik parlamentar, qeverisja është e përcëlluar në të gjitha variantet.

Te presim kush do dalë më e fituar, sipas gjasave, të gjithë do humbasin terren në këtë luftë të ftohtë, më shumë do fitojnë ato që nuk janë përfshirë në këtë mekanizëm asgjesues.

Shtatori po vjen, sa muaj i mundimshëm do jetë!

A mendon njeri për qeverisjen, moralin, programin, projektet, për interesin publik?

Mjerisht jo! Te shpresojmë qe Tetori te jetë ndryshe.

Comments