Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar, Demir Hyskja

133

 

Moebel THEMA

Demir_Hyskja

Ndahet nga jeta Artisti i Popullit Demir Hyskja. Sot në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë ne spitalin e Elbasanit Artisti i Popullit Demir Hyskja.

Demir Hyskja ishte një ndër aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj.

Është autor i dhejtëra roleve në teatër dhe kinematografi. Ai u lind më 1 janar të vitit 1937 në qytetin e Elbasanit

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

demir hyskja

 Titujt e akorduar

Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme. Mban titullin “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Bashkia Elbasan i akorduar titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit” me motivacionin  “Për kontributin e shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në teatër dhe kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”.

demir-hyskja-ok-c1200x600

Rolet në filma dhe teatër

Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është autor i mjaft filmave si:

Disa nga filmat ku ka luajtur Demir Hyskja:
“Dhe vjen një ditë” (1986)
“Kronikë e atyre netëve” (1986)
“Hije që mbeten pas”
“Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984)
“Kohë e largët” (1983)
“Një emër midis njerëzve” (1983)
“Nëntori i dytë” (1982)
“Shokët” (1982)
“Dëshmorët e monumenteve” (1980)
“Një ndodhi në port” (1980)
“Me hapin e shokëve (1979)
“Një natë nëntori” (1979)
“Përtej mureve të gurta” (1979)
“Gjyshi partizan” (1978)
“Dollia e dasmës sime” (1978)
“Një udhëtim i vështirë” (1977)
“Fije që priten” (1976)
“Pylli i lirisë” (1976)
“Në fillim të verës” (1975)
“Rrugicat që kërkonin diell” (1975)
“Shpërthimi” (1974)
“Kur zbardhi një ditë” (1971)
“Mëngjese lufte” (1971)
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)
Skena shqiptare ka humbur një nga gjigandët e saj. Por kujtimi i tij do të mbahet mend gjatë. Vepra e tij është e fiksuar përjetësisht në celuloid./ Infoelbasani.al

Comments