Ndërron jetë në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

117

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 14.04.2024, 13:25. Lidhur me rastin më datën 19.04.2024 viktima mashkull kosovar, që ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Comments