Ndërsa prisnin udhëtimin e tyre në hapësirë, ekuipazhi i Artemis II pa një film

128

Përpara se të niseshin për ekspeditën e tyre hapësinore, astronautët e Artemis II , Jeremy Hansen , Reid Wiseman , Victor Glover dhe Christina Koch, panë filmin “Project Hail Mary” me protagonist Ryan Gosling.

Ekuipazhi prej katër personash është aktualisht në një udhëtim dhjetë-ditor rreth hënës në anijen kozmike Orion të NASA-s.

“Ishim me fat. Ndërsa ishim në karantinë, pamë ‘Hail Mary’”, tha Hansen kur u pyet se çfarë mesazhi do t’i dërgonte Gosling, i cili në film luan rolin e Ryland Grace, një mësues shkolle dhe biolog molekular i cili urdhërohet të shkojë në një mision hapësinor për të shpëtuar njerëzimin.

“Ishte një kënaqësi e vërtetë që na dërguan një link për ta parë filmin në shtëpi me familjet tona, ndërsa përgatitemi për aventurën tonë në hapësirë”, vazhdoi anëtari i ekuipazhit.

Kthimi i ekuipazhit pritet më 10 prill (Ora e Paqësorit) në bregdetin e San Diegos.

Filmi është bërë një sukses në kinema që nga publikimi i tij, duke fituar mbi 420 milionë dollarë në të gjithë botën. Është një adaptim i librit me të njëjtin emër nga Andy Weir .

Comments are closed.