Ndodhi edhe kjo në Maqedoni: Dy vjeçarja ftohet si dëshmitar në Gjykatë (VIDEO)

186

Moebel THEMA

gjykata

Ndodh edhe kjo në drejtësinë e Maqedonisë! Fëmija dy vjeçar thirret në rolin e dëshmitarit në Gjykatën e Kërçovës. Kjo thirrje i është adresuar prindit Arben Zendeli, i cili më 9 maj 2015 ka pasur një aksident trafiku. Në çastin e aksidentit në veturë është ndodhur edhe vajza e tij dy vjeçare.

“Për fëmijë dy vjeçar Gjykata e Kërçovës më ka lëshuar ftesë për tu paraqitur në gjyq dhe për të deklaruar si ka ndodhur aksidenti. I bëj pyetje publike gjykatës, si do ta pranojë ftesën një fëmijë i cili nuk mund as te flet, as të shkruaj dhe as të deklarojë”, u shpreh prindi Arben Zendeli.
Alsat kontaktoi me kryetarin e Gjykatës Themelore të Kërçovës, Baki Alili i cili na tha se në këtë lëndë është bërë gabim teknik.

“Bëhet fjalë për lëndë penale. Gjykatëse e lëndës është Fluturije Dervishi. Arsyetimi është se është bërë gabim teknik në të shkruarit e thirrjes. Në vend që të lëshohet thirrje për fëmijën që është i dëmtuar dhe të jetë prezent me prindin, është lëshuar thirrje sikur fëmija të jetë i akuzuar”, deklaroi Baki Alili, kryetar i Gjykatës Themelore në Kërçovë.

Megjithatë Arben Zendeli përgënjeshtron kreun e gjykatës. Zendeli thotë se ftesa i është adresuar dy herë.

“Më ka thënë avokati mos e merr vajzën. Unë as nuk e kam marr herën e parë as nuk e marr së dyti. Nesër jam në gjykatë dhe as nuk do ta dërgoj, sepse nuk ka çfarë të deklarojë. Për të ardhur një ftesë e tillë, duhet personi ta pranoj vetë”, tha Zendeli.
Në ligjin për procedurë penale, Neni 213 thuhet se në rolin e dëshmitarit nuk mund të thirret personi i cili nuk është në gjendje të kuptoje rëndësinë e të drejtës së tij./alsat-m

Comments