Serbi 44 vjeçar është arrestuar në Jarinje, me dyshimin se ka kryer krime lufte, duke u dërguar pastaj në mbajtje prej 48 orësh
Dejan Slaviq, që deri më 2003 ka jetuar në Obiliq, ndërsa tash jeton në Llazarevë, është arrestuar me dyshimin për krime lufte, në pikë-kalimin kufitar në Jarinje.
Ai është dërguar në mbajtje raporton mediumi serb radiokontaktplus, ndërsa e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë dhe Metohi e ka cilësuar praktikë jodemokratike këtë arrestim, të bazuar në lista sekrete.
Sipas kësaj zyre qëllimi i kësaj praktike është të ndjellë frikë në mesin e serbëve që jetojnë në Kosovë, t’ua cenojë lirinë e lëvizjes dhe t’i shkurajojë të kthehen të zhvendosurit.
Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është akoma në pritje të një përgjigje zyrtare lidhur me këtë rast.


Comments are closed.