Në Klinë pula çeli një zog me katër këmbë (VIDEO)

515

Në fshatin Gllarevë të Klinës po besojnë se atyre u ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme. Një pulë ka çelë një zog me katër këmbë.

3 javë më parë në këtë fshat kjo pulë çeli 10 zogj. Nëntë prej tyre janë të zakonshëm derisa njëri prej tyre është më ndryshe se sa të tjerët. Ky zog i ka katër këmbë.

E zonja e shtëpisë Zelfije Veseli thotë diçka të tillë nuk ka parë e dëgjuar më herët.

Thotë se kur gjërat janë të pazakonshme janë një paralajmërim jo i mirë për të ardhmen. Sipas kryefamiljares këtë zog janë duke e mbajtur më larg pulave të tjera duke e mbrojtur nga sulmet e mundshme.

blob:https://www.dailymotion.com/328733aa-e0a4-4c89-8fb3-4004c88afe28

Comments are closed.