Në Shkup dje 10 aksidente, nëntë të lënduar

189
Në Shkup dje 10 aksidente, nëntë të lënduar

Moebel THEMA

Gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 10 aksidente të komunikacionit. Inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veljanoski njoftoi se policia e komunikacionit dje ka regjistruar 10 aksidente prej të cilëve 4 janë me pasoja dëme materiale, ndërsa 9 persona me pasoja lëndime trupore.

Lëndime të lehta trupore kanë pësuar 6 persona. Është kryer ekspertizë në 9 aksidente 4 prej të cilëve janë me pasoja dëme materiale, 9 persona me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta kanë marrë 6 persona. Ka ndodhur edhe një aksident me autor të panjohur.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve me ç’rast janë sanksionuar : 3 shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 7 shoferë që kanë ecur me shpejtësi më të madhe se ajo e caktuar, 8 persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, një shofer ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 9 këmbësorë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

Comments