Në Zubin Potok dyshohet për varrezë masive, nesër gërmohet lokacioni

Në komunën e Zubin Potokut nesër do të bëhet gërmimi i një lokacioni ku dyshohet se mund të ketë varrezë masive.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i Komisioni për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj.
“Departamenti i policisë për krime lufte do të bëjë këtë gërmim në bazë të një urdhërese të prokurorisë speciale.”
“Është një gërmim vlerësues ku do të shihet nëse do të gjendet diçka.”
“Ky lokacion nuk është gërmuar më parë, apo edhe diku afër tij. Kjo është hera e parë dhe do të shohim nëse do të gjendet ndogjë”, ka thënë Gjetaj.