Si e përcollën rugovasit debatin për Demarkacionin (Video)

206

Pak kush flet pasi të gjithë burrat e familjes Dreshaj në Kuqishtë të Rugovës e kanë vëmendjen tek televizori gjatë debatit për Demarkacionin.

Vetëm atëherë kur nuk i pëlqyen fjalët e Kryeminsitrit Isa Mustafa që po fliste për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, njëri prej tyre reagoi.

86-vjeçari i lindur e rritur në këto shpatie të Rugovës thotë se kufiri me malin e zi i është afruar shumë, njofton Klan Kosova.

Kur e dëgjojnë edhe Kryetarin e Komisionit për Demarkacion – Murat Mehën, ata betohen se nuk do të lëshojnë as një pëllëmbë tokë.

Rugovasit vazhdojnë të këmbëngulin se kanë të drejtë në atë që thonë sepse këto livadhe e shpatie i mbrojnë me gjak brez pas brezi.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Blerta Ahmeti:

Comments