Nesër mblidhet Kryesia, demarkacioni s’është në rend dite

249

Kryesia-e-Kuvendit

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së nesërme do të mbajë mbledhjen e rregullt, ku do të vendoset  për seancën parlamentare të radhës e cila do të jetë e para për sesionin vjeshtor.

Sipas një njoftimi për media në rend të ditës së kësaj seance nuk do të jetë ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, transmeton Klan Kosova.

 Më poshtë mund ta shihni 7 pikat e rendit të ditës së seancës së ardhshme:

R e n d i  i  d i t ë s

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  1. Përgatitjet për seancën plenare:
  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  1. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
  1. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  1. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  1. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave  
Comments