Inter paguan 15 milionë euro për 15 minuta!

359

 

Një fitore e bukur, që shijon pamasë, por edhe shumë e shtrenjtë! Kjo i ka ndodhur skuadrës së Inter që ndaj Pescara ka fituar 2-1 në saj të dygolëshit të shënuar nga Icardi (i dyti në kohën shtesë), por tani është i detyruar të marrë shërbimet e Stevan Jovetic, për 14.5 milionë euro nga Manchester City, duke i bërë të lumtur drejtuesit e klubit anglez dhe trajnerin Pep Guardiola, që e ka nisur kampionatin me katër fitore radhazi. Jovetic luajti 15 minuta ndaj Pescara Përse? Për blerjen përfundimtare kishte dy rrugë: një ndeshje e luajtur në këtë kampionat, ose që Inter të mos ishte në një nga tre vendet e fundit të kampionatit në muajin dhjetor. Kushti i parë u plotësua në momentin që trajneri zikaltër Frank de Boer e aktivizoi futbollistin nga Mali i Zi, 15 minuta para fundit të ndeshjes, në vend të Ivan Perisic. Pra, ka raste kur fitorja mund të kushtojë me të vërtetë shumë: 14.5 milinë euro…

Comments