Nobelisti gjerman: Sëmureni nga kanceri, sepse vazhdimisht i hani këto dy ushqime!

324

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në lëmin e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet tek lopët, mund të shkaktojë kancerin tek njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt tëkancerit të zorrës së trashë tek njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen.

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi imishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!

“Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga aty janë nxjerrë konstatimet që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e kancerogjeneve.

Kjo tezë humb rëndësinë meqë kancerogjene të tilla formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk çan kokën që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, thekson ky shkencëtar.

Ai gjithashtu tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë është e lidhur me atë që në këto shtete është bërë i popullarizuar mishi i importuar i gjedhit.

Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë më rrallë ndodhin sëmundje të kancerit në gjëndrat qumështore, për shkak se në ato shtete minimalisht përdoret në ushqim qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.

Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore International Journal of Cancer ka bërë publike që ka studiuar shkaktarët e gjakut dhe qumështit të lopës dhe që në ta ka zbuluar elemente të ADN-së të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili ka mundur të jetë shkaktar i kancerit.

Comments